Vardari edhe zyrtarisht futet në një krizë të thellë të rezultateve, njofton “infOSport.mk”. Skuadra kampione në fuqi edhe në ndeshjen e tretë me rradhë nuk po arrinë të shënojë fitore. “Kuqezinjtë” pas dy disfatave të njëpasnjëshme ndaj Pobedës dhe Rabotniçkit, sot barazuan pa gola në transfertën në Kratovë ndaj Sileksit. Këta të fundit madje ishin shumë më afër fitores, mirëpo në minutën e 27-të Filip Timov nuk arriti që të shënojë nga pika e bardhë.
Sileksi nuk shenon nga pika e bardhe ne ndeshjen ndaj VardaritFILIP TIMOV QELLOI VETEM TRAVERZEN NE MINUTEN E 26-TE
Публикувахте от infosport.mk в 29 октомври 2017 г.
Në anën tjetër Vardari në vetëm një rast rrezikoi më konkretisht portierin Mitroviq, edhe pse kishte më shumë nga loja, duke dërguar 9 goditje në drejtim të portës vendase, 8 prej të cilëve jashtë kuadratit.
Pas këtij barazimi Vardari tashmë ka 11 më pak se Shkëndija kryesuese, por edhe dy ndeshje më pak, atë kundër Akademia Pandev dhe Rabotniçkit.
Në anën tjetër Sileksi me 19 pikë vazhdon të ndjek në hap skuadrën kampione të Vardarit që aktualisht mban pozitën e tretë me 20 pikë të tubuara.