Vazhdon “manita” e Futsal Shkupit

Futsal Shkupi po vazhdon të shkëlqejë në elitën e futsalit vendor, njofton “infOSport.mk”. E besoni dot, apo jo, “bardhekaltërit” nga Çairi sot kanë arritur edhe fitoren e katërt me rradhë me rezultatin identik 5:0, duke mundur ish kampionët e Maqedonisë, Zhelezarecin.

Ndryshe kjo fitore ishte e 6-ta e njëpasnjëshme, nga po aq ndeshje të zhvilluara gjatë këtij edicioni, si paralajmërim i bukur për derbi ndeshjen që i pret të besuarit e trajnerit Zoran Lekiq javën që vjen, kur në transfertë do të përballen me rivalin kryesor për titullin e kampionit, Velesin.

Sa i përket takimit të sotshëm përballë Zhelezarecit, edhe pjesa e parë e këtij takimi sa për koinçidencë u mbyll me rezultatin minimal 1:0, njëjtë sikurse edhe 3 takimet e mëparshme të cilët Futsal Shkupi i mbyllte me rezultatin 5:0. Rikujtojmë që “manitan” Futsal Shkupi e nisi ndaj SEEU si vendas, për ta vazhduar atë në ndeshjen në transfertë ndaj Astibos, që të vazhdojë ajo edhe në ndeshjet si vendas ndaj Mal Ajaks dhe Zhelezarecit.

Ndaj këtyre të fundit sërinë e golave në takimin e zhvilluar gjatë ditës së sotme e hapi Eljesa Neziri, ndërkohë gjatë pjesës së dytë në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Vedat Arsllani, Ylber Alili, Ismet Ceka dhe Skender Kovaçi.

Me këtë fitore Futsal Shkupi vijon të mbajë pozitën e parë në renditje me 18 pikë, 3 më shumë se Velesi që në kuadër të javës së 6-të mundi Aastibon në transfertë me reuzltatin 4:8.

Leave a Reply