Stojanov flet për ndeshjen me Renovën! Ai kujton edhe dy vitet e bukura të kaluara me këtë skuadër

Pançe Stojanov rikthehet në Tetovë, aty ku për dy vite me rradhë (2007-2009)  kishte kaluar momente shumë të bukura me Renovën si futbollist. Ai kësaj rradhe rikthehet në rolin e trajnerit te skuadra e Akademia Pandev, me të cilën po bënë mrrekulli në ndeshjet e këtij edicioni, që për skuadrën nga  Strumica është debutues në mesin e më të mirëve, njofton “infOSport.mk”.

“Pres një ndeshje të fortë dhe të vështirë. Renovën e respektoj shumë, pasi te kjo skuadër kam kaluar dy vite shumë të bukura si futbollist, ndërsa gjithashtu duhet të pranoj se kanë një skuadër shumë të mirë. Do të japim gjithçka për të nxjerrë një rezultat pozitiv, mirëpo me rëndësi është që të luajmë një ndeshje cilësore, ndërsa cila skuadër do të ketë më shumë fat le të fitojë” – tha në një prononcim për “infOSport.mk” trajneri i Akademia Pandev, Pançe Stojanov.

Akademia Pandev në ndeshjen e parë të këtij sezoni të zhvilluar në Strumicë me 10 shtator, falë golit të Zoran Baldovaliev nga pika e bardhë kishte shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Renovës.

Leave a Reply