Seferi dhe Aliji i sigurojnë fitoren EuroMilkut

Skuadra e EuroMilkut ju falet futbollistëve shqiptarë, të cilët edhe sot udhëhoqën skuadrën nga Lisiçja e Epërme e Shkupit drejt fitores. Falë dyshes Xhihan Seferi – Burhan Aliji, skuadra e EuroMilkut sot në kuadër të javës së 10-të mundi Novacin me rezultatin 2:1, njofton “infOSport.mk”.

Ishte kjo fitorja e 5-të për EuroMilkun këtë edicion, të cilën me një gol vetëm pas 8 minutave lojë e paralajmëroi shkupjani, Xhihan Seferi. Ky gol solli mjaft gëzim në mesin e futbollistëve të EuroMilkut, mirëpo që zgjati vetëm shkurt, pasi skuadra e Novacit vetëm dy minuta më vonë me anë të Bllagoja Naumoskit barazoi rezultatin në 1:1.

Ishte ky rezultati i pjesës së parë, i cili ishte valid deri në minutën e 81-të, atëherë kur në skenë doli kapiteni i EuroMilkut, Burhan Aliji, i cili shënoi golin e dytë dhe të fitores për skuadrën e tij që tashmë me 16 pikë, po aq sa ka edhe Gostivari ndodhet në pozitën e katërt, mirëpo vetëm për shkak gol averazhit më të dobët.

Skuadra e Gostivarit sot barazoi 1:1 në Shkup ndaj Lokomotivës, derbi strugan midis Labunishtës dhe Struga Trim Lum u mbyll me barazim pa gola, teksa Zajazi falë golit të shënuar nga Ylber Luma (47’), mundi minimalisht 1:0 skuadrën e Teteksit. Java e 10-të në Ligën e Dytë – Perëndim mbyllet gjatë ditës së nesërme me ndeshjen mes liderit aktual Vëllazërimit dhe Makedonija Gjorçe Petrovit.

 

LDFM – Perëndim, Java X

Euromilku 2 – 1 Novaci
Labunishta 0 – 0 Struga Trim & Lum
Lokomotiva 1 – 1 KF Gostivari
Zajazi 1 – 0 Teteksi
Vëllazërimi 29.10 13:30h Makedonija Gj.P

Leave a Reply