Roma vazhdon ti fitojë ndeshjet me “cinizëm”. Të besuarit e trajnerit Di Françesko sonte në “Olimpiko” mundën minimalisht 1:0 Bolonjan, falë një super goli të shënuar nga ana e El Sharavit në minutën e 33-të.
Ishte ky një momente i shkëlqyeshëm për ish futbollistin e Milanit, i cili sonte po festonte ditëlindjen e tij të 25-të.
Me këtë fitore “ujkesha e vjetër” mban ritmin e skuadrave kryesuese në këtë javë të 11-të, të “Seria A”.
Për Romën ishte kjo fitorja e 8-të në 10 ndeshje të zhvilluara, mirëpo duhet potencuar se ata kanë edhe një ndeshje më pak, atë kundër Sampdorias. Roma me 24 pikë të grumbulluara ndodhet në pozitën e 5-të.