Barcelona mund Bilbaon, duke iu falënderuar edhe portierit Ter Shtegen (VIDEO)

Barcelona ka bërë detyrën edhe sonte në “San Mamesh”, duke shënuar fitore 2:0 në këtë transfertë të vështirë për skuadrën “katalunase”, njofton “infOSport.mk”. Në momentet e fundit kur Atletik Bilbao po kërkonte golin e barazimit, Barcelona iu dha atyre edhe goditjen e dytë me anë të brazilianit Paulinjo, i cili në minutat shtesë të takimit vetëm se solli atë qetësinë e duhur fare në fund te skuadra e Barcelonës, që avansoi me golin e Lionel Messit në minutën e 36-të.

Barcelona ishte skuadra që posedonte më shumë topin dhe krijoi disa raste, megjithatë vendasit kishin rastet më konkrete para portës së Ter Shtegen, i cili pa dyshim se është njëri prej më meritorëve për këtë fitore të skuadrës “katalunase” në fushën e Atletik Bilbaos. Portieri gjerman bëri katër pritje spektakolare, duke ua mohuar golin futbollistëve vendas, për të cilët ishte kjo disfata e 5-të pas 10 xhirove të zhvilluara na La Liga.

Në anën tjetër Barcelona arriti edhe fitoren e 9-të dhe gjithsej të 26-tën në “San Mamesh” në përballjet me Atletik Bilbaon, duke vazhduar në këtë mënyrë të udhëheq bindshëm renditjen tabelare me 28 pikë, 4 më shumë se Valencia e vendit të dytë që sot në ndeshjen e parë të javës së 10-të në transfertë mundi Alavesin e De Biasit. Në ndeshjen tjetër të zhvilluar gjatë ditës së sotme Atletiko Madridi dhe Viljareali ndanë pikët duke luajtur baraz 1:1, ndërkohë në këto momente po zhvillohet edhe ndeshja e fundit e së shtunës, midis Seviljës dhe Leganesit.

Leave a Reply