Rezervisti Martial mendon për fitoren e Junajtedit (VIDEO)

Mançester Junajtedi ka triumfuar në derbi ndeshjen e javës së 10-të në Premierligë, dke mundur Totenhamin me rezultatin minimal 1:0, njofton “infOSport.mk”. Ka qenë rezervisti Martial ai i cili i sguroi tre pikët e mëdha skuadrës nga Mançesteri përballë “spërsave”, të cilët vuajtën shumë mungesën e Hari Kejn.

Ndryshe golin e vetëm dhe të fitores sulmuesi francez Entoni Martial e realizoi në minutën e 81-të, kur mjaft mirë u shërbye nga ana e Lukaku.

Falë kësaj fitore “Djajtë e Kuq” mbajnë hapin me fqinjët e tyre të Mançester Sitit në renditje. Falë fitores së sotshme skuadra e Murinjos ka 23 pikë, dy më pak se Siti, që ndeshjen e saj të javës së 10-të do ta zhvillojë pas pak kundër Uest Bromuiç Albionit në transfertë.

Leave a Reply