Vendimi i FIFA-s, Milani dhe Reali  fitojnë nga 3 Kupa Bote për klube

FIFA sot ka marrë vendim që të bëjë ekuivalentimin e trofeve të Kupës Interkontinentale në atë të Kupës së Botës për klube.

Eventi që është zhvilluar nga viti 1960 deri në vitin 2004 me emrin si Kupa Interkontinetale, do të ndryshojë edhe listën e fituesve të Kupës së Botës për klube duke iu shtuar nga 3 trofe dy skuadrave më të trofeshme evropiane, Milanit dhe Real Madridit.

Me këtë vendim të FIFA-s më së shumti kanë përfituar skuadrat italiane, pasi përveç Milanit, janë edhe Juventusi dhe Interi që janë pasuruar me nga dy trofe shtesë, njëjtë sikurse edhe Ajaksi, Bajerni i Munihut dhe Porto, ndërkohë ndër skuadrat evropiane tjera që kanë përfituar nga ky vendim i Shtëpisë së Futbollit Botëror janë edhe Mançester Junajted, Fejenordi, Atletiko Madridi dhe  Borusia Dortmundi.

Kësisoj pas një vendimi të këtillë, Reali i Madridit është skuadra me më shumë trofe të Kupës së Botës për Klube, gjithsej 5 të tillë, i ndjekur nga Barcelona dhe Milani me nga 4 trofe, për të vijuar më pas me Interin dhe Bajernin me nga 3 trofe.

 

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply