Derbi i basketbollit shqiptarë ndërmjet dy skuadrave nga kryeqendra, Tiranës dhe Partizanit ka degjeneruar në përleshje masive gjatë ditës së sotme.
Në një video të publikuar nga “Procesi Sportiv” shihet momenti, kur ka nisur edhe përplasja me tifozerinë e skuadrës “bardheblu”, Tirona Fanatics.
Forcat e policisë kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën, por siç mund të shihet edhe nga video materiali, një gjë e tillë ka qenë shumë e vështirë.
Gjithë këto skena të padëshiruara ndodhën në periudhën e tretë, kur Daliu u Partizanit për shkak faullit të dytë antisportiv u përjashtua nga loja, ndërsa bashkë me të i pakënaqur nga vendimi i arbitrave doli edhe shoku i tij i skuadrës, Pylla. Mirëpo në momentin kur ky i fundit po ju drejtohej dhomave të xhveshjes në palestrën sportive “Fahrie Hoti”, ai debatoi me tifozët “bardheblu” të Tiranës, një episod ky i mjaftueshëm që të nisë një sherr dhe në parket, kur edhe u futën disa tifozë të Tiranës.
Pas gjithë këtyre skendave të padëshiruara basketbollistët e Partizanit nuk pranojnë të vazhdojnë ndeshja pa u larguar nga tribunat tifozët e Tiranës.
Ndryshe ndeshja midis Tiranës dhe Partizanit i përket javës së tretë të Superligës së basketbollit shqiptarë, ndërsa në momentet kur e njëjta u ndërpre, rezultati ishte 43:37 në favor të “bardhebluve”.
Pas 10 minutash pezullim, policia ka shtuar masat e sigurisë dhe basketbollistët e Tiranës janë rikthyer në parket për nxehmje, por jo edhe ata të Partizanit, që ndodhen ende në dhomat e xhveshjes, duke mbajtur qëndrimet e tyre lidhur me tërheqjen e tifozëve vendas.