Sejfullahu kthehet me medalje të argjendtë nga K. Ballkanik në Turqi

Lajme të mira nga Bursa e Turqisë, ku po mbahet Kampionati Ballkanik në Mundje për junior. Mundësi i Lirisë, Elmedin Sejfullahu arriti që të fitojë medaljen e argjendtë, duke arritur edhe një sukses shumë të madh në karrierën e tij, pas atyre dy medaljeve të bronzta në kuadër të Kampionateve Evropiane për kadet.

19-vjeçari Sejfullahu në kategorinë deri 60kg në luftën finale u mund nga nënkampioni i Evropës, bullgari Mikyay Naim, me pikë (15-5).

Deri në finalen e madhe Sejfullahu arriti falë fitoreve ndaj kundërshtarëve Turqia, Kosova e Rumania.

 

Leave a Reply