Lavdrim Fazliu, 18-vjeçari që u bë pjesë e 18-shes ndaj Vardarit

Rabotniçki njihet si klub që çdoherë kultivon talentë të mëdhenj të futbollit. Te kjo skuadër viteve të fundit militojnë edhe disa futbollistë mjaft cilësor shqiptarë, të cilët edhe pse në moshë të re po marrin besimin e strategëve të skuadrës nga “Debar Maalo”.

Aktualisht pjesë e skuadrës së parë janë futbollistët si Nehar Sadiki (19 vjeçar), Amir Bilali (23 vjeçar), Florian Kadriu (22 vjeçar) dhe Emir Sahiti (18 vjeçar), ndërsa të mërkurën për herë të parë pjesë e skuadrës së Rabotniçkit ishte edhe futbollisti i talentuar shkupjan, Lavdrim Ffazliu, i cili u gjend në mesin e 18-shes së parë për ndeshjen derbi me Vardarin.


ELIF ELMAZ DHE LAVDRIM FAZLIJA I SIGUROJNË KUPËN E TË RINJËVE RABOTNIÇKIT


“Jam i lumtur që morra ftesë të jem pjesë e 18-shes së parë të ekipit të Rabotniçkit. Vërteta u gëzova shumë kur lexova edhe emrin tim në mesin e atyre futbollistëve që do të jenë pjesë e ndeshjes kundër kampionëve në fuqi të Vardarit. Duke pasur parasysh se ishte një derbi i madh, unë nuk morra besimin e trajnerit Stankovski, mirëpo shpresoj se me të në krye do të më vjen rasti dhe se së shpejti do të bëjë debutimin tim me skuadrën e parë të Rabotniçkit” – ishin fjalët e 18-vjeçarit Fazliu, i cili vite me rradhë ka qenë pjesë e kategorive të reja te skuadra nga Parku i Qytetit.

Ai aktualisht është pjesë e ekipit të të rinjëve të Rabotniçkit, ku deri më parë si trajner kishte pikërisht Goran Stankovskin, që tashmë luan rolin e trajnerit në ekipin e parë. Pikërisht strategu i “romantikëve” duke njohur kualitetet e Fazliut, vendosi që të marrë atë në ekipin e parë, ndërsa besojmë se së shpejti me Stankovskin në krye, futbollisti i talentuar shqiptarë do të bëjë edhe debutimin e tij në një ndeshje zyrtare me ekipin e Rabotniçkit, që në dy ndeshjet e fundit kampionale arriti dy fitore të njëpasnjëshme, edhe atë përballë kundërshtarëve si Vardari dhe Pelisteri.

Leave a Reply