Bakajoko i Çelzit mban premtimin e dhënë gazetarëve

Futbollisti francez i Çelzit, Timue Bakajoko ndihet i lumtur për golin e tij të parë të realizuar me fanellën e skuadrës kampione të Anglisë. Mesfushori i londinezëve në një intervistë të dhënë për prestigjozen “The Sun” pati deklaruar se kur të shënonte golin e parë me fanellën e Çelzit, do të ngjyroste  flokët me ngjyrë “blu”.

Dhe në realitet ashtu edhe ndodhi. Bakajoko mbajti premtimin e dhënë, pas atij goli të shënuar në kuadër të javës së 8-të ndaj Kristal Pallas, në të cilën ndeshje Çelzi për fat të keq pësoi disfatë 2:1. Ky vendim nuk ka qenë si duket edhe aq shumë i lehtë për Bakajokon, duke pasur parasysh se nga goli i shënuar kanë kaluar plotë 13 ditë, ndërsa premitimin e dhënë e realizoi vetëm gjatë ditës së sotme, gjë të cilën e publikuan edhe mediat britanike.

Bakajoko te Çelzi erdhi në merkaton e verës nga Monako për një shumë prej 40 milionë eurosh.

 

Leave a Reply