Të gjitha ndeshjet e Kampionatit Botëror të futbollit që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Rusi, do të transmetohen dhe xhirohen në “Ultra HD” dhe “HDR”. Këtë vendim e ka premtuar Qeveria e futbollitbotëror, të cilët mendojnë që me një tjetër stad të teknologjisë të japin pamje më speciale për shikuesit që do ta ndjekin atë nëpërmjet ekranit televiziv.
FIFA njoftoi se të 64 ndeshjet e turneut do të prodhohen për herë të parë në “Ultra High Definition”, me “High Dynamic Range”. Organizata më e lartë e futbollit shtoi gjithashtu se 37 kamera, nga të cilat 8 do të shfaqin prodhim të dyfishtë dhe 8 të tjera me prodhim të njëjtë “SDR”, do të mbulojnë çdo ndeshje të kombëtareve finaliste.
Tetë “supersloë motion” dhe dy kamera “Ultra-motion”, një “kabllo-cam” dhe një “cineflex heli-cam” do të sigurojnë fotografi të klasit të lartë dhe do të jenë në dispozicion nga çdo kënd, në çdo stadium.
Aktualisht në botë është vetëm BBC, që po teston formatin “Ultra HD” në “HLG” në kanalin Planet Earth, por gjiganti britanik duhet ende të zbulojë planet për Botërorin 2018.