Nuk ndryshon orari për shkak “Zgjedhjeve”, të dielën luhen katër ndeshje në LPFM

Nuk ka dilema sa i përket orarit të ndeshjeve të fundjavës në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Të dielën do të zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në vend, ndërsa ky process nuk do të jetë pengesë që të zhvillohen edhe ndeshjet të cilat janë të parapara të luhen në këtë ditë.

Në LPFM, janë katër ndeshje të programuara të luhen të dielën me Shkëndijën që luan në transfertë me Pobedën, Rabotniçki përballet me Shkupin, Sileksi takohet me Vardarin dhe Skopje me Pelisterin, ndërsa vetëm të shtunën zhvillohet përballja Renova-Akademija Pandevi.

Kujtojmë që në raundin e parë të “Zgjedhjeve lokale 2017”, ndeshjet në LPFM u luajtën një ditë më herët./InfOSport.mk

Leave a Reply