Një episod historik ka ndodhur mbrëmë në futbollin rumun. Djaloshi 14 vjeçar, Lanis Stoica, ka debutuar me ekipin e parë të Steaua Bukureshtit në ndeshjen e Kupës, madje duke shënuar edhe një gol.
Ekipi i tij u përball me Sănătatea Cluj, ndërkohë i hedhur në fushë nga trajneri, ai gjeti rrugën e rrjetës në kohën shtesë.
Stoica edhe 6 javë do të mbushë 15 vjet, por kjo nuk e pengon që ai të sillet si profesionit me ekipin e tij. Edhe babai i tij, Pompiliu ka qenë futbollist i njohur i Steauas dhe djaloshi tani kërkon të ecë në gjurmët e të atit.
“Gjithnjë kam ëndërruar të vesh fanellën e Steauas pasi babai më ka treguar sa peshë madhe mban ajo fanellë dhe për mua është diçka fantastike ta vesh që në këtë moshë”– u shpreh pas ndeshjes 14 vjeçari, Stoica.
Steaua në fund shënoi fitore me rezultatin 6:1, duke siguruar një vend për ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Rumanisë, ndërsa përveç Stoica në listën e golashënuesve u regjistruan edhe sulmuesi Denis Man (2 gola), Benza, Uiliam dhe Akim.