Rabotniçki rikthehet në identitet, mund edhe kampionët e Vardarit (VIDEO)

Rabotniçki si duket është rikthyer në identitet. Skuadra shkupjane pas fitores ndaj Pelisterit në fundjavë, sot shënoi një fitore me shumë vlera ndaj kampionëve në fuqi të Vardarit, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e drejtuar nga ish futbollisti i FC Shkupit, Goran Stankovski regjistroi fitore 3:1, duke i shkaktuar shumë kokë dhembje trajnerit të Vardarit, Çedomir Janevski.

Ishte kjo ndeshja e pestë e Stankovskit në krye të Rabotniçkit, skuadër kjo e cila si duket kthesën e bëri që nga ajo ndeshje çerekfinale e Kupës kundër Shkëndijës, kur në Tetovë barazoi 1:1, por që në fund u eliminua pas ekzekutimit të penaltive. Futbollistët e skuadrës nga “Debar Maalo” po frymojnë më ndryshëm me Stankovskin në bankinë, ndërsa një gjë të tillë ata dëshmuan edhe sot përballë rivalit lokal.

Fitoren e tyre e paralajmëroi braziliani i ardhur nga rradhët e Skënderbeut, Serxhio Da Luz Zhunior – Serxhinjo, me golin e realizuar në minutën e 17-të. ishte ky goli i vetëm i shënuar në pjesën e parë, ndërsa pjesa e dytë rezultoi të jetë shumë më efikase, kur janë në pyetje golat dhe rastet e krijuara para portave përkatëse.

Nehar Sadiki në minutën e 69-të në mënyrë të palejuar brenda zonës së rreptësisë ndali Besir Demirin, ndërsa arbitri kryesor tregoi në pikën e bardhë, nga e cila i saktë rezultoi të jetë Dejan Bllazhevski, që në lojë u inkuadrua në fillimin e pjesës së dytë.

VARDARI BARAZON NDAJ RABOTNIÇKITRABOTNIÇKI – VARDARI 1:1(D. Bllazhevski 70' – pen.)

Публикувахте от infosport.mk в 25 октомври 2017 г.

Dhe kur u mendua se Vardari me rezervistët Bllazhevski dhe Italon në sulm do të kërkojë edhe golin e dytë,  Rabotniçki vetëm tre minuta më pas në të njëjtën mënyrë, përmes penaltisë me anë të Ostoja Stjepanoviç sërish kaloi në epërsi.

RABOTNIÇKI I'A KTHEN VARDARIT NE TE NJEJTEN MENYRE, "ROMANTIKET" SERISH KALOJNE NE EPERSIRABOTNIÇKI – VARDARI 2:1(Ostoja Stjepanovic 73' – pen)

Публикувахте от infosport.mk в 25 октомври 2017 г.

Ish futbollisti i Vardarit ishte shumë preciz edhe përkundër faktit se portieri “kuq e zi”, Filip Gaçevski i kishte lexuar anën se nga do godiste.

RABOTNIÇKI SHENON EDHE GOLIN E TRETE NDAJ VARDARITRABOTNIÇKI – VARDARI 3:1(M. Todorov 82')

Публикувахте от infosport.mk в 25 октомври 2017 г.

Gardiani i Vardarit kapituloi edhe në minutën e 82-të, kësaj rradhe para futbollistit të talentuar bullgar, Mile Todorov, i cili në lojë ishte inkuadruar në minutën e 75-të. Ai shënoi me kokë nga afërsia, pasi kishte mbetur i pambuluar nga ana e mbrojtësve të Vardarit, të cilët po ndjejnë mungesën e mbrojtësit shqiptarë, Visar Musliu.

Me këtë fitore Rabotniçki arriti në kuotën e 13 pikëve, dhe aktualisht ndodhet në pozitën e 7-të. Duhet theksuar se “romantikët” kanë edhe një ndeshje më pak, pikërisht ndaj kundërshtarit të sotshëm, Vardarit, me të cilët sot zhvilloi ndeshjen e prapambetur të javës së tretë, ndërsa ndeshja e xhiros së 12-të mes këtyre dy skuadrave është paraparë të zhvillohet me datë 13 dhjetor.


SHIH RENDITJEN TABELARE PAS 12 XHIROVE NË LPFM 


 

Leave a Reply