Milani më në fund ka gjetur fitore në një ndeshje kampionale të Serie A. Të besuarit e trajnerit Vinçenco Montella në kuadër të javës së 10-të mundën Kievon në transfertë me rezultatin 4:1, njofton “infOSport.mk”.
Kësisoj ata i dhanë fund serisë prej 4 ndeshjeve pa fitore, ku kishin regjistruar tre disfata dhe një barazim, atë të javës së 9-të ndaj Xhenoas në “San Siro”.
Për herë të fundit Milani kishte mundur ekipin e SPAL (2:0) si vendas me 17 shtator, ndërsa sonte për fitoren e 5-të sezonale u përkujdesën Suso (36’), Cezar (42’a.g), Çalhanoglu (55’) dhe Kaliniç (65’). Në anën tjetër golin e vetëm dhe të nderit për Kievon e realizoi një ish milanist, Valter Birsha (61’).
Fitore në kuadër të kësaj jave regjistroi edhe Roma që iu falë golit të shënuar nga Peroti që në minutën e 10-të nga penaltia përballë Krotones së Arlind Ajetit, i cili sonte nxehu bankinën.
Një fitore të rradhës dhe me shumë vlera arriti edhe Lacio e Thomas Strakoshës në transfertën ndaj Bolonjas, 1:2, teksa Kaljari në ndeshjen më interesante të mbrëmjes me dy gola të shënuar në minutat shtesë të takimit mundi Beneventon e Ledian Memushajt me rezultatin 2:1.
Serie A, Java X |
||
Atalanta | 3 – 0 | Verona |
AS Roma | 1 – 0 | Crotone |
Bologna | 1 – 2 | Lazio |
Cagliari | 1 – 1 | Benevento |
Chievo | 1 – 4 | AC Milan |
Fiorentina | 3 – 0 | Torino |
Genoa | 2 – 3 | Napoli |
Juventus | 4 – 1 | SPAL |
Sassuolo | 0 – 1 | Udinese |