Interi ka regjistruar fitore ndaj Sampdorias me rezultat 3:2 në kuadër të xhiros së 10-të në elitën e futbollit italian. “Zikaltërtit” e Spaletit shënuan me anë të Shkrinjarit dhe Ikardit, me këtë të fundit që realizoi dy gola, ndërsa për Sampdorian shënuan Konacki dhe Kualjarela.
Me këtë fitore Interi ngjitet në vendin e parë të kampionatit më të fortë italian, me 26 pikë të fituar, 1 më shumë se Napoli që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.