Erdhi te Milani si një ndër përforcimet më të mëdha gjatë merkatos së verës, megjithatë paraqitjet e tij pas 9 javëve të para në “Serie A” kanë bërë që Leonardo Bonuçi të vërshohet nga kritikat.
Përveç paraqitjeve jo bindëse me fanellën e Milanit, ai aspak nuk sillet si një lider në fushë, ndërsa këtë më së miri e dëshmoi edhe kartoni i kuq në ndeshjen e javës së fundit kundër Xhenoas, kur la bashkëlojtarët e tij të luajnë për plotë 65 minuta me një futbollistë më pak në fushë.
Ky është momenti më i vështirë për qendërmbrojtësin italian dhe për Milanin. “Gazzetta dello Sport” shkruan se në përfundim të ndeshjes ndaj Sampdorias, në të cilën ndeshje Milani pësoi disfatë 2:0, Bonuçi nuk i ka pritur mirë kritikat, duke treguar vendosshmërinë e tij që të heq dorë nga shiriti i kapitenit.
“Nëse jam problemi unë, shiriti është këtu”, ka thënë mbrojtësi italian.
Ai ia ka ofruar shiritin kapitenit të mëparshëm të “rossonerëve”, Montolivos, por mesfushori ka refuzuar, duke inkurajuar Bonuçin që të vazhdojë të mbetet kapiten dhe njëkohësisht lideri i skuadrës nga “San Siro”.