Futbollistët e Partizanit kërkojnë sjellje korrekte nga tifozët e tyre ndaj Skënderbeut

Ndeshja e 02 nëntorit ndërmjet Partizanit dhe Skënderbeut që tani ka zgjuar interesim të madh në Serbi. Drejtuesit e klubit nga Beogradi, por edhe vetë futbollistët u shfaqën të mahnitur nga respekti që iu bë atyre në “Elbasan Arena” nga korçarët dhe në Serbi duan t’ua kthejnë me të njëjtën mënyrë.

Duke ditur gjaknxehtësinë e tifozëve serbë, situatën e kanë marrë në dorë vetë trajneri Miroslav Djukiç, kapiteni Sasha Iliç si dhe futbollisti Miroslav Vuliçeviç.

Për t’iu dhënë shembull tifozëve ata kanë shkuar në sportel me karta identifikimi dhe janë pajisur me bileta, pasi edhe në Beograd do jetë e njëjta proçedurë ku tifozët do mund të futen në stadium vetëm me mjet identfikimi.

Duke mos dashur që të përsëritet një gjë e tillë siç ndodhi mes kombëtareve, futbollistët e Partizanit i kanë vënë në dijeni tifozët se kjo është një ndeshje tepër e rëndësishme dhe se ata kanë nevojë për mbështetjen e tyre në stadium dhe jo për të shkaktuar ndonjë incident, me të cilin do të rrezikonin përjashtimin nga garat evropiane.

Leave a Reply