Beshiktashi këtë edicion po luan me dy fytyra, tifozët e kësaj skuadre po shohin një super Beshiktash në Ligën e Kampionëve Evropian, mirëpo në anën tjetër në Superligën turke po shohin një skuadër krejtësisht ndryshe, që mezi arrinë të marrë pikë edhe në stadiumin e saj, njofton “infOSport.mk”.
Ata në ndeshjen e fundit të javës së 9-të në Superligën turke barazuan 1:1 në shtëpi ndaj Istanbul Bashakshehir, edhe atë duke i shpëtuar disfatës vetëm në minutat shtesë me një gol të realizuar nga serbi Dushko Tadiç.
Në anën tjetër Bashakshehiri ishte shumë pranë senzacionit, kur Kerim Frei në minutën e 89-të kaloi në epërsi skuadrën e tij, mirëpo nuk arritën dot ti bëjnë ballë presonit të vendasve, të cilët në fund dolën të pamposhtur.
Me këtë barazim Beshiktashi mbetet shumë larg pozitave të para në tabelë, duke u renditur vetëm në pozitën e 7-të me 15 pikë, plotë 8 pikë më pak se skuadra kryesuese e Galatasarajit, ndërkohë Bashakshehiri pas 9 xhirove me 17 pikë mban pozitën e 5-të.