Pas një heshtjeje të gjatë, ish presidenti legjendar i Milanit, Silvio Berluskoni i ka lejuar vetes që të flas për skuadrën e tij të zemrës, duke ngrirë të gjithë tifozët kuqezi.
“E kam ditur që ka disa probleme financiare. Më shqetëson shumë heshtja e z. Li. Nëse gjërat vijojnë të shkojnë kaq keq, është e vërtetë që në pranverë skuadrën mund ta marrë përsipër fondi ‘Elliot’, por problemet financiare nuk zhduken”, – tha Berluskoni.
Ish presidenti i “kuqezinjve” thekson se nëse kuqezinjtë nuk do t’ia dalin të kualifikohen në Ligën e Kampionëve, atëherë situata ekonomike do të jetë shumë alarmante.
“Nëse gjërat do të shkojnë keq dhe nuk do të kualifikohemi në Champions, atëherë e ardhmja do të jetë e zymtë. Edhe pse skuadrën mund ta marrë fondi ‘Elliot’, sërish bilancit do t’i shtohet një humbje prej më tepër se 100 milionë eurosh dhe kjo gropë do të kërkojë vite që të mbyllet”, – u shpreh Silvio Berluskoni.