
Zoran Baldovaliev pa dyshim se është njëri ndër futbollistët më të mirë te skuadra e Akademia Pandev, që duhet pranuar se është befasia më e këndshme e këtij edicioni në elitën e futbollit vendor. Numri 28 i Akademia Pandev përmes “infOSport.mk” foli për takimin e nesërm derbi ndaj Shkëndijës, ndaj së cilës skuadër ish reprezentuesi i Maqedonisë kërkon hakmarrje.
“Të ju them të drejtën me padurim e presim këtë ndeshje derbi. Mendoj se në ndeshjen e parë të zhvilluar në Tetovë nuk merituam që të humbnim ndeshjen, ashtu që nesër e kemi momentin e duhur që të ju hakmerremi për atë disfatë. Nëse luajmë ashtu siç dimë neve, besoj se do arrijmë fitore ndaj Shkëndijës” – tha Zoran Baldovaliev enkas për “infOSport.mk”.
Mesfushori me tipare sulmuese te Akademia Pandev gjatë këtij edicioni ka zhvilluar 7 ndeshje, duke realizuar 4 gola, dy prej të cilëvë ne përballjen e fundit të zhvilluar para tifozëve të tij në Strumicë ndaj FC Shkupit (2:0).
GOLI I PARË I BALDOVALIEV NDAJ FC SHKUPIT
GOLI I DYTË I BALDOVALIEV NDAJ FC SHKUPIT