Tifozi goditi me shkop futbollistët e Vëllaznimit! Ja vendimi i FFK-së

Komisioni i Disiplinës në Superligën e Kosovës më në fund ka marrë vendimin për ndeshjen e ndërprerë ndërmjet Flamurtarit dhe Vëllaznimit, e vlefshme për ndeshjet e javës së 11-të,  ku tifozët vendas të skuadrës prishtinase u futën në fushë dhe goditën futbollistët kundërshtarë.

Komisioni në fjalë ka regjistruar ndeshjen me rezultatin zyrtarë 0:3 në favor të skuadrës së Vëllaznimit, ndërsa njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës, lidhur me ndeshjen e ndërprerë të së shtunës, ua sjellim më poshtë në tërësi.


TIFOZËT E FLAMURTARIT SULMOJNË FUTBOLLISTËT E VËLLAZNIMIT (VIDEO)


“Komisioni i Garave me rastin e regjistrimit të ndeshjes KF Flamurtari – KF Vëllaznimi e vlefshme për javën e 11-të të Vala Superligës së Kosovës, konstatoi se ndeshja është ndërprerë në kohën shtesë 90+ për shkak se në momentin e barazimit të rezultatit të ndeshjes në fillim një shikues ka hyrë në fushë dhe ka goditur lojtarët e KF Vëllaznimi me shkop, pastaj kanë hyrë edhe disa shikues të tjerë dhe është krijuar një rrëmujë para portës së Vëllaznimit dhe gjyqtari e ka ndërprerë ndeshjen për shkak të situatës së krijuar, andaj Komisioni i Garave konform nenit 51, paragrafi 1 të Rregullores Disiplinore e regjistron ndeshjen me rezultat zyrtar 3:0 në të mirë të KF Vëllaznimit”, thuhet në njoftim.

Nderpritet ndeshja Flamurtari – Vellaznimi

Ka shperthyer dhuna ne ndeshjen e Vala Superliges ne futboll, ndermjet Flamurtarit dhe Vellaznimit, e zhvilluar te premten ne Prishtine.Portieri i Vellaznimit Altik Muhaxhiri, ka shenuar me koke, golin e barazimit ne minutat shtese dhe menjehere pas pesimit te golit, nje tifoz i Flamurtarit ka hyre ne fushe dhe ka goditur me shufer metalike, dy lojtare te Vellaznimit, duke u shkaktuar lendime trupore, madje njeri prej tyre ka mbetur i shtrire ne toke. Pas ketij veprimi, tifozet e tjere te Flamurtarit kane hyre brenda ne terren dhe kane sulmuar edhe lojtaret e tjere te Vellaznimit

Публикувахте от Sporti në KTV в 20 октомври 2017 г.

Leave a Reply