Ishte momenti i mediave që të kapin fotografinë më të mirë të vitit në përshendetjen e dy futbollistëve më të mirë të kësaj epoke, Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo. Të dy futbollistët në fjalë me buzëqeshje në fytyrë u përshëndetën si miq në ceremoninë gala të “FIFA THE BEST”.
Ronaldo dhe Mesi janë në garë për çmimin e “Lojtarit të vitit” që jepet nga FIFA, ndërsa së bashku me ta në garë është edhe braziliani Nejmar.