Mbrojtësi i Bajernit të Munihut, Mats Humels ka pësuar një dëmtim në ndeshjen e së shtunës ndaj Hamburgut si mysafir, në të cilën ndeshje “bavarezët” shënuan fitore minimale 1:0.
Humels ndaj Hamburgut të Mërgim Mavrajt luajti për gjatë 90-të minutave, mirëpo pas përfundimit të saj ai u ankua në lëndimin e kyçit të këmbës.
Në këtë mënyrë përveç Tomas Myler, i cili do ti mungojë skuadrës për rreth 20 ditë, “bavarezëve” do ju mungojë edhe qendërmbrojtësi gjerman, për dy ndeshjet e rradhës ndaj Lajpcigut gjatë kësaj jave.
Fillimisht në mesjavë Bajerni do të jetë mysafir i Lajpcigut në kuadër të Kupës së Gjermanisë, ndërkohë gjatë fundjavës, të shtunën do të jenë nikoqir në kuadër të javës së 10-të në Bundesligë.