Mbappe fitues i çmimit “Golden Boy”

Futbollisti i talentuar francez, Kylian Mbappe ka fituar çmimin prestigjioz të “Golden Boy” që i takon futbollistit më të mirë në Europë deri në moshën 21 vjeçare, njofton “infOSport.mk”.

Sulmuesi i cili këtë verë iu bahskua skuadrës së Paris Sen Zhermenit nga rradhët e Monakos, është shpallur më i miri, kjo edhe në saje të sezonit shumë të mirë ë pati vitin e kaluar me skuadrën nga “Lui II”.

18-vjeçari te PSZH-ja po luan në formë huazimi, ndërsa ekipi parisien ka të drejtën e blerjes së kartonit të tij në vlerë prej 180 milionë eurove.

Mbappe fitoi garën me yllin brazilian të Mançester Sitit, Gabriel Zhesus, atë të Barcelonës, Usmane Dembele si dhe portierin e Milanit, Xhanluixhi Donarumma.

Vlerësimi jepet nga gazetarët në të gjithë botën në gazetën italiane “Tuttosport”.

 

Leave a Reply