Adnan Januzaj dalë nga dalë po rikthehet në formën e tij të vjetër. Edhe pse ende nuk ka arritur atë që gjithë ne presim nga futbollisti i telantuar shqiptarë, ai sonte në ndeshjen ndaj Espanjollit dha sinjalet e para të rikthimit të tij.
Mesfushori kosovar doli të jetë protagonist në barazimin e sontshëm 1:1 ndaj Espanjollit duke dhënë asistin për golin e Ilaramendit në minutën e 69 të takimit. Januzaj ishte aktivizuar vetëm në fillimin e pjesës së dytë, por me aksionin e golit kur kaloi dy futbollistë kundërshtarë që kishte përballë, tregoi se meriton një fanellë titullari në ndeshjet në vazhdim të skuadrës nga “San Sebastian”.
Gjatë këtij edicioni Januzaj është paraqitur në vetëm 5 ndeshje, nga të cilat vetëm në dy si titullar, edhe atë kundër Real Madridit dhe eportivo Lakorunjës.
Pas këtij barazimi Real Sociedadi me 14 pikë mban pozitën e 9-të, ndërkohë po sonte u zhvillua edhe takimi në Riazor midis Deportivo Lakorunjës dhe Hironas, në të cilën ndeshje sskuadra mysafire iu gëzua fitores me rezultatin 2:1.