Vjen fitorja e parë si vendas për Rabotniçkin, Skopje duhet pritur ende (VIDEO)

Rabotniçki në javën e 11-të në kuadër të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë ka shënuar fitoren e parë si vendas, njofton “infOSport.mk”.  “Romantikët” mundën Pelisterin me reuzltatin 2:0, me nga një gol të shënuar në secilën pjesë.

Pas një harkimi në zonë nga gjuajtja e lirë, kolumbiani Sebastian Herera në minutën e 18-të kaloi në epërsi Rabotniçkin, ndërkohë goli i dytë ishte pjesë e Filip Duranskit. Ish futbollisti i Sileksit golin e nikautit për Pelisterin e realizoi në minutën e 59-të. Edhe pse deri në mbyllje të takimit kishte edhe gjysmë ore lojë, reuzltati mbeti i pandryshuar, ndërsa me këtë fitore ringjallen shpresat e “romantikëve” se në vijim të kampionatit mund të kapin një ritëm të mirë të rezultateve pozitive, që në këtë fillim kampionati u munguan atyre.

Sebastian Herera kalon ne epersi Rabotniçkin perballe Pelisterit RABOTNIÇKI – PELISTERI -(S.Herera 20')

Публикувахте от infosport.mk в 22 октомври 2017 г.

Për dallim nga Rabotniçki, skuadra tjetër shkupjane, Skopje duhet pritur në fitoren e saj të parë si vendas, dhe në përgjithësi, pasi skuadra nga lagjja e Hekuranës, edhe pas 11 javëve mbetet pa fitore në elitën e futbollit vendor.

Të besuarit e trajnerit Ljupço Markovski sot në teren vendas barazuan 1:1 ndaj Akademia Pandev, skuadër kjo e cila e para kishte avansuar me golin e italianit Xhulio Grifoni në minutën e 38-të.

Golin e barazimit për Skopjen në këtë përballje e realizoi Filip Mishevski vetëm 6 minuta para fundit të takimit.

Skopje me 6 barazime dhe 6 pikë të fituara mbetet në pozitën e fundit, ndërkohë Akademia Pandev lëshoi rastin për të kaluar në pozitën e dytë, ashtu që duhet të kënaqet me pozitën e tretë me 18 pikë të tubuara, një më pak se Vardari i vendit të dytë.


RENDITJA TABELARE 


 

Leave a Reply