Shkëndija ka shënuar fitore komode 4:1 në përballjen e javës së 11-të ndaj FC Shkupit, duke u rikthyer fuqishëm pas asaj disfate javën e kaluar ndaj Vardarit në Shkup, njofton “infOSport.mk”.
Të besuarit e trajnerit Qatip Osmani fitoren e tyre të 9-të këtë edicion e paralajmëruan që në minutën e 17-të pas këtij super goli të shënuar nga ana e bomberit kërçovarë, Besart Ibraimi.
SUPER GOLI I BESART IBRAIMIT NDAJ FC SHKUPITSHKENDIJA – FC SHKUPI 1:0(B. Ibraimi 17')
Публикувахте от infosport.mk в 22 октомври 2017 г.
Goli i dytë erdhi falë një gabimi të mbrojtësit të FC Shkupit, Besart Krivanjeva, i cili nuk e kishte ditën e tij. Hasani ekzekutoi një rivënie nga këndi, ndërsa numri 16-të i FC Shkupit në pamundësi për të pastruar rrezikun shtyu topin në rrjetën e Zendelit, i cili kapituloi edhe për herë të dytë.
SHKENDIJA SHENON EDHE GOLIN E DYTE NDAJ SHKUPITSHKENDIJA – SHKUPI 2:0(B. Krivanjeva 24' a.g)
Публикувахте от infosport.mk в 22 октомври 2017 г.
2:0 ishin shifrat e rezultatit gjatë 45 minutave të para, ndërkohë kapiteni Hasani në minutën e 54-të arriti që të realizojë edhe golin e tretë në rrjetën e Suat Zendelit. Futbollisti më i mirë në fushë pasi pranoi një top nga ana e mbrojtësit të krahut të majtë Çelikoviç, me një goditje të matur nga jashtë 16-të metërshit realizoi golin e tij të parë në këtë ndeshje.
SHKENDIJA SHENON EDHE GOLIN E TRETE NDAJ FC SHKUPITSHKENDIJA – FC SHKUPI 3:0(F. Hasani 54')
Публикувахте от infosport.mk в 22 октомври 2017 г.
Në vijim pasoi një lojë më e ekuilibruar mes palëve në teren, ku si pasojë FC Shkupi në minutën e 75-të arriti që të shënojë golin e parë dhe të vetëm në këtë përballje. Fatih Ismaili bëri gjithçka mirë duke lëshuar një predhë të vërtetë në drejtim të portës kundërshtare, ndërsa Zahov në pamundësi për të ndalur goditjen e tij, devijoi topin vetëm deri te këmbët e Alen Jasharovskit, i cili në ato momente zbuti epërsinë e Shkëndijës në 3:1.
SHKUPI NGUSHTON EPËRSINË NDAJ SHKËNDIJËSSHKËNDIJA – SHKUPI 3:1 (A. Jasharovski 75')
Публикувахте от infosport.mk в 22 октомври 2017 г.
Megjithatë nuk vonoi shumë dhe vetëm 6 minuta më pas, Altin Sefo ktheu një top deri te Besart Krivanjeva, i cili gaboi dhe i mundësoi kapitenit Hasani që në ato momente të shënojë edhe golin e dytë personal dhe të katërtin për Shkëndijën.
FERHAN HASANI NUK FAL GABIMET E MBROJTJES SE FC SHKUPITSHKËNDIJA – FC SHKUPI 4:1(F. Hasani 81')
Публикувахте от infosport.mk в 22 октомври 2017 г.
Për dallim nga ndeshja në Tetovë, ajo midis Sileksit dhe Renovës në Kratovë u mbyll me barazim pa gola.
LPFM, Java 11 | ||
Skopje | 1 – 1 | A.Pandev |
Pobeda | 1 – 0 | Vardari |
Rabotniçki | 2 – 0 | Pelisteri |
Shkëndija | 4 – 1 | Shkupi |
Sileksi | 0 – 0 | Renova |