Real Madridi kreu detyrën ndaj Eibar (VIDEO)

Skuadra kampione në fuqi e Spanjës, Reali i Madridit ka shënuar fitore të pastërt 3:0 ndaj Eibarit në ndeshjen e javës së 9-të në La Liga, njofton “infOSport.mk”.

I pari që i gëzoi 66 189 tifozët e pranishëm në “Santiago Bernabeu” ishte futbollisti mysafir Paulo Oliveira, i cili në minutën e 19-të shënoi në rrjetën e gabuar. Nuk vonoi shumë dhe 9 minuta më vonë Asensio ngriti sërish në këmbë gjitha ata tifoz “madrilen”, të cilët në minutën e 82-të iu gëzuan edhe golit të tretë që mban firmën e brazilianit Marselo.

Me këtë fitore të besuairt e trajnerit  Zinedin Zidan sërish iu afruan Barcelonës në 5 pikë.

Në ndeshjet tjerë të javës së 9-të, gjatë ditës së sotme skuadra tjetër madrilene regjistroi fitore minimale 1:0 në transfertën ndaj Selta Vigos. Me po të njëjtin rezultat Leganesi mundi Atletik Bilbaon, teksa në ndeshjen e parë të zhvilluar në mesditë, Viljareali me rezultatin e thellë 4:0 mundi Las Palmasin.

La Liga, Java 9
Villarreal 4 – 0 Las Palmas
Celta Vigo 0 – 1 Atl. Madrid
Leganes 1 – 0 Ath. Bilbao
Real Madrid 3 – 0 Eibar

Leave a Reply