Milot Rashica vazhdon të jetë protagonist me ekipin e Viteses, skuadër kjo e cila këtë edicion vazhdon të figurojë lartë në tabelën e klasifikimit, njofton “infOSport.mk”.
Vitese në ndeshjen e javës së 9-të me rezultatin 4:0 mundi Herenvenin e Arbër Zenelit, i cili nuk luajti për shkak të dëmtimit. Në anën tjetër Milot Rashica arriti që të shënojë dhe të konfirmojë formën e tij të mirë në të cilën ndodhet. Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës shënoi golin e parë, duke hapur rrugën e golave të tjerë të skuadrës së tij.
MILOT RASHICA I SHËNON AJAKSIT DHE FESTON ME SHQIPONJË (VIDEO)
Përveç futbollistit kosovar, i cili shënoi në minutën e 17-të, për Vitesen realizuan edhe Linsen (36’), Foor (50’) dhe Matavz (72’).
Ndryshe për Milot Rashicën ishte ky goli i dytë i shënuar në 8 përballje të zhvilluara nga ana e tij në “Eredevisie”, ku Vitese aktualisht me 18 pikë renditet në pozitën e tretë.