Kapiteni legjendar i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, është nderuar sonte në Francë nga dy skuadrat gjigande, Olimpik Marsej dhe Paris Sen Zhermen, njofton “infOSport.mk”. Këto dy skuadra u takuan sonte në kuadër të javës së 10-të në “Ligue 1”, ndërsa në shenjë respekti për ish futbollistin e tyre shqiptarë, drejtuesit e Marsejës pikërisht në këtë ndeshje derbi vendosën për ta nderuar ish kapitenin e tyre.
Ish lideri i Kombëtares “kuqezi”, shkelmoi topin e parë bashkë edhe me Xhibril Sisen, në sfidën Olimpik Marsej – Paris Sen Zhermen, një sfidë kjo mjaft e veçantë për Canën, i cili në të kaluarën ka provuar të veshë fanellën e të dy ekipeve.
CEREMONIA E LORIK CANËS, NEJMAR HARROHET NË DHOMAT E XHVESHJES (VIDEO)
Lorik Cana u rrit në akademinë e Parisit, teksa u aktivizua me skuadrën e parë për plot 77 ndeshje në periudhën 2002-2005. Më pas futbollisti me origjinë nga Gjakova e Kosovës, si 22 vjeçar u transferua te Olimpiku i Marsejës, te e cila skuadër arriti që të bëhet edhe kapiten i skuadrës, ndërkohë në periudhën e tij 4-vjeçare të kaluar në “Veoldrom” ai zhvilloi plotë 175 ndeshje, duke realizuar edhe 8 gola.