Sulmuesi më në formë në 5 ligat më të fuqishme evropiane, Çiro Immobile ka shkëlqyer edhe sonte me fanellën e Lacios, duke e ndihmuar me dy gola skuadrën e tij në fitoren 3:0 ndaj Kaljarit, njofton “infOSport.mk”.
Immobile realizoi dy golat e parë për Lacion, njërin prej të cilëve nga pika e bardhë vetëm pas 7 minutave lojë, teksa 5 minuta para fundit të pjesës së parë ai realizoi edhe golin e dytë personal dhe gjithsej të 13-tin këtë edicion në vetëm 9 ndeshje të zhvilluara.
Gjatë pjesës së dytë një gol tjetër për Lacion shtoi edhe Bastos (49’), kur edhe vendosi rezultatin përfundimtarë, Lacio 3, Kaljari 0.
Falë kësaj fitore Lacio arriti në kuotën e 22 pikëve, po aq sa ka edhe Juventusi në pozitën e tretë, ndërkohë në dy pozitat e para në “Serie A” ndodhen Napoli dhe Interi, me 25, gjegjësisht 23 pikë.