Piloti i Mercedes, Luis Hamilton ka triumfuar në provat zyrtare për Çmimin e madh të Amerikës, njofton “infOSport.mk”.
Lideri aktual në Formula 1 për vendin e parë luftonte me konkurrentin e tij më të madh, gjermanin Sebastin Fetel, ndaj të cilit në fund e fitoi betejën në pistën e Oustin në Teksas, duke rritur edhe më shumë gjasat për fitore gjatë garës së nesërme.
Në rast se ndodh një gjë e tillë në realitet dhe Fetel nuk mund të arrijë një vend më të mirë se pozita e 6-të, atëherë Hamilton që nesër në garën për Çmimin e madh të Amerikës mund të konfirmonte titullin e kampionit të Botës, dy javë deri në mbyllje të këtij sezoni.
Me kohën 1:33:108, britaniku i la të gjithë pas duke marrë “pole position”-in e 11 në këtë sezon dhe të 72-in në karrierë. Ai pas vetes me një kohë më të dobët prej vetëm 0.239 sekonda.
Botas u rendit i treti, duke lënë pas vetes, Rikiardo, e nga vendi i pestë do të niset piloti tjetër i Ferrarit, Raikkonen.
Piloti holandez, Maks Verstapen nuk kishte një paraqitje aq të mirë në Pistën e Oustin, duke regjistruar vetëm kohën e 6-të më të mirë, mirëpo për shkak të një dënimi që morri nga organizatorët e garës, ai nesër në pistë do të startojë vetëm si i fundit.
Gara e 17 e këtij Botërori në Formula 1 do të jetë mbrëmjen e së dielës në orën 21:00.