Formacionet zyrtare, Shkëndija – Shkupi

Sot në stadiumin e qytetit në Tetovë Shkëndija dhe Shkupi do të përballen njëra me tjetrën në ndeshjen e javës së 11-të në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”. Do të jetë kjo një ndër ndeshjet më interesante të kësaj jave, ku vendasit shihen si favorit, mirëpo edhe FC Shkupi këtë edicion ka dëshmuar se bëhet fjalë për një skuadër mirë të organizuar, që nuk është kockë e lehtë sidomos për skuadrat më të mëdha në LPFM.

Pak më parë të dy trajnerët, Osmani dhe Nuhiu zbuluan formacionet zyrtare me të cilat do të zbresin në fushë.

Strategu i “kuqezinjëve” do të sulmojë me të zakonshmit, Hasani, Ibraimi, Emini dhe Radeski, i cili do të zëvendësojë të lënduarin Zhunior në krahun e djathtë, ndërsa në mesfushë do të manevrojnë Alimi dhe Totre. Lajm i mirë për Osmanin është rikthimi i dy futbollistëve të krahut, Çelikoviç – Todorovski, teksa dyshja mbrojtëse përbëhet nga Bejtullai dhe Cuculi. Në portë edhe kësaj rradhe do të jetë Kostadin Zahov.

Në anën tjetër trajneri i FC Shkupit, Ardian Nuhiu në portë ka vendosur të pazëvendësueshmin Suat Zendeli, teksa kësaj rradhe është më shumë i përqëndruar në mbrojtje, duke vendosur që të luaj me tre qendër mbrojtës, si Sedat Berisha, Ivan  Fatiq dhe Besart Krivanjeva, i cili megjithatë do të luaj në krahun e majtë të mbrojtjes, teksa në krahun e djathtë do të jetë tashmë i zakonshmi, Edis Maliqi, njofton “infOSport.mk”.

Në mesfushë do të jetë futbollisti i talentuar Fatih Ismaili, bashkë edhe me Ermedin Adem, Muharem Bajramin dhe Fisnik Zukën, ndërkohë si futbollistë më të avansuar në këtë ndeshje do të jenë Husein Demiri dhe Kristijan Stojkoski.

Leave a Reply