Të shtunën në mbrëmje mbrojtësi i krahut të djathtë Elseid Hysaj ka zhvilluar takimin e 100-të me fanellën e Napolit.
Futbollisti i kombëtares shqiptare luajti për gjatë 90-të minutave në ndeshjen ndaj Interit, ndeshje kjo që u mbyll me barazim pa gola.
Shkodrani u tregua vendimtar në disa ndërhyrje, ndërsa shfaqi siguri në krahun e djathtë të mbrojtjes.
Këtë ditë të veçantë për futbollistin shqiptarë, e vuri në dukje edhe klubi “napoletan”, që me një lajmërim në profilin zyrtar në “Twitter”, shkroi se Hysaj ka arritur në numrin prej 100 ndeshjeve me fanellën e Napolit.