Derbi Galata-Fener nuk dhuroi gola, por disa skena të padëshiruara (VIDEO)

Sot në elitën e futbollit turk në program ishte super derbi i Stambollit mes dy skuadrave gjigande të Galatasarajit dhe Fenerbahçes, ndeshje kjo që në fund u mbyll me barazim pa gola, njofton “infOSport.mk”.

Në mungesë të golave të shënuar kjo ndeshje përveç lojës së tensionuar në fushën e blertë, që u mbyll me 6 kartonë të verdhë dhe një të kuq për vendasit, prodhoi edhe një skenë të padëshiruar të dhunës ndaj arbitrit anësor.

E gjithë kjo ndodhi në minutën e 59-të, kur tifozët vendas të Galatasarajit goditën në mënyrë të pamëshirshme arbitrin anësor, Tarik Ongun.

Ndaj tij në ato momente u hodhën shumë shishe, me ç’rast ai përfundoi në tapetin e fushës së blertë.

Arbitri kryesor i ndeshjes Xhunejd Çakër ndërpreu ndeshjen për disa minuta derisa situata është qetësuar, ndërkohë që futbollistët vendas shkuan për ta ngritur anësorin, të cilin njëkohësisht e lusnin që  të vazhdojë dhe të mos ekzagjërojë edhe më shumë situatën e krijuar në ato momente, transmeton “infOSport.mk”.

Ndryshe ajo që pretendohet se dërgoi deri te një sjellje e tifozëve të Galatasarajit ishte një penalti, e cila në realitet ekzistonte për ekipin vendas, por që një gjë të tillë nuk e kishin vërejtur arbitrat e këtij takimi me në krye arbitrin e njohur ndërkombëtar, Çakër.

Leave a Reply