Ceremonia e Lorik Canës, Nejmar harrohet në dhomat e xhveshjes (VIDEO)

Ish kapiteni legjendarë i  Kombëtares shqiptare, Lorik Cana sonte para ndeshjes derbi të javës së 10-të në elitën e futbollit francez midis Olimpikut të Marsejës dhe Paris Sen Zhermenit ka pasur një mbrëmje speciale.

Drejtuesit e skuadrës së Marsejës për nder të futbollistit shqiptarë dhe francezit Xhibril Sise, që të dy pjesë e kësaj skuadre vite më parë kishin organizuar një ceremoni të veçantë.

Tifozët bashkë më drejtuesit e skuadrës në stadiumin “Velodrome” kishin përgatitur një atmosferë fantastike, ndërkohë që Cana dhe Sise kishin shkelmuar topin para fillimit të ndeshjes.

Lorik Cana edhe zyrtarisht i dha lamtumirën futbollit të luajtur në ndeshjen e 09 tetorit  të Kombëtares shqiptare ndaj Italisë, të zhvilluar në “Loro Boriçi”.

Një episod i veçantë para fillimit të këtij takimi ishte edhe futja në fushë me vonesë nga dhomat e xhveshjes të brazilianit të Paris Sen Zhermenit, Nejmar.

 

Leave a Reply