Sulmuesi i Milanit, Andre Silva mund të kalojë në rradhët e Napolit, në rast se “rossonerët” nuk kualifikohen për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Sipas informacioneve të “RAI” interesimi i “napolitanëve” për shërbimet e 21-vjeçarit është shumë serioz.
Drejtuesit e Napolit kanë informuar agjentin e futbollistit portugez se janë të gatshëm për ti ofruar kontratë, në rast se edhe vetë Andre Silva është i gatshëm të braktis Milanin.
“Rossonerët” do të jenë të detyruar që të shesin ndonjërin prej futbollistëve në rast se dështojnë të sigurojnë një vend për në ndeshjet e Ligës së Kampionëve.
Andre Silva te Milani arriti gjatë kësaj vere nga rradhët e Portos për një shumë prej 38 milion euro. Sulmuesi portugez me Milanin ka zhvilluar gjithsej 11 ndeshje, duke realizuar edhe 6 gola, 2 prej të cilëve ndaj Shkëndijës së Tetovës në fitoren 6:0 të realizuar në “San Siro”.