Vendi i Barcelonës është në La Liga dhe klubi nuk ka ndërmend që të luaj në ndonjë kampionat tjetër futbollistik.
Një gjë të tillë ka garantuar presidenti i skuadrës “katalunase”, Josep Maria Bartomeu gjatë fjalimit të tij të mbajtur në kuvendin e përgjithshëm bashkë me anëtarët e skuadrës.
Për shkak dramës së krijuar rreth ndarjes së Katalunjës nga Spanja, liferonin informacione që Barcelona mund të luaj në një kampionat tjetër, si ai anglez, apo edhe francez.
“Dëshiroj që ti njoftojë të gjithë anëtarët tanë se pretendojmë që të vazhdojmë të luajmë në La Liga. Pjesëmarrja në këtë kampionat na është e garantuar” – tha numri një i Barcelonës.