Sulmuesi kosovar, Besart Berisha ka shënuar sot golin e parë për edicionin e ri në Australi me skuadrën e Melburne Viktori në sfidën ndaj Adelaide Junajted, ndeshjë kjo që në fund u mbyll me rezultatin e barabartë 2:2.
Mirëpo përveç golit të shënuar, Berisha ishte në qendër të vëmendjes edhe për një gjest të pahijshëm që bëri në minutat shtesë të pjesës së parë.
Ai duke mos arritur që ti kontrollojë nervat pas një dueli që pati me njërin prej futbollistëve kundërshtarë ka shtyrë arbitrin e katërt, kur ky i fundit po tentonte të qetësonte situatën e krijuar në fushë.
Pas gjithë kësaj situate të krijuar arbitri kryesor ndëshkoi Berishën vetëm me karton të verdhë, mirëpo pasi të shihen pamjet e gjestit të tij, me siguri se për sulmuesin kosovar do të pasojë ndonjë dënim më i ashpër.
Besart Berisha took out Jordan Elsey and decided to push the fourth official, he was shown a yellow card.https://t.co/oXVOIdPrtw pic.twitter.com/6cReN4oDNo
— FOX SPORTS Football (@FOXFOOTBALL) October 20, 2017