Bayerni i Mynihut ka fituar transfertën ndaj Hamburgut me rezultat 0:1 të vlefshme për xhiron e 9-të të Bundesligë gjermane. Goli që vendosi këtë sfidë dhe tri pikë që çoi në konton e “bavarezëve” ishte ai i Tolisos që shënoi në minutën e 52-të, pasi mori një asist nga Myler.
Kjo sfidë u mbyll me një lojtar më pak në fushë për skuadrën e Hamburgut, pasi në minutën e 38-të me karton të kuq u ndëshkua Jung. Me këtë fitore Bayerni vazhdon në vendin e dytë të tabelës me 20 pikë të tubuara, po aq sa edhe Dortmundi që kryeson renditjen, të cilët sot u ndalën me barazim 2:2 në transfertën e zhvilluar ndaj Frankfurtit.
Në ndeshjet tjera të Bundesligës, Lajpcigu mundi minimalisht 1:0 Shtutgartin, Bajer Leverkuseni shkatërroi si mysafir Menhegladbahun me rezultat 1:5, ndërsa Augsburgu u mposht me shifra 1:2 nga Hanoveri.
Bundesliga, Java 9 | ||
Augsburg | 1 – 2 | Hannover |
B. Monchengladbach | 1 – 5 | B. Leverkusen |
E. Frankfurt | 2 – 2 | Bor. Dortmund |
RB Leipzig | 1 – 0 | Stuttgart |
Hamburger SV | 0 – 1 | Bayern |