Barcelona ka shënuar fitore 2:0 në ndeshjen e fundit të së shtunës në kuadër të javës së 9-të në La Liga duke mundur Malagan me rezultatin 2:0, njofton “infOSport.mk”.
Nga një gol në secilën pjesë i kanë mjaftuar skuadrës “katalunase” për të shtuar edhe tre pikë të tjera në konton e saj. Goli i parë ishte skandal në vete, ndërsa u shënua vetëm pas 112 sekondave lojë. Topi kishte kaluar vijat kufizuese, mirëpo një gjë të tillë nuk kishin vërejtur edhe arbitrat e takimit, ndërsa pas asistimit të Dinje, spanjolli i talentuar, Zherard Deulofeu shënoi golin e parë për Barcelonën.
Golin e dytë të besuarit e trajnerit Ernesto Valverde e realizuan në pjesën e dytë, më saktësisht në minutën e 56-të, me anë të Andres Iniestas, i cili pasi pranoi një top në zonën kundërshtare, me një të majtë të fortë edhe për herë të dytë mposhti portierin e Malagas, Prieto.
Me këtë fitore Barcelona arrinë në kuotën e 25 pikëve, duke lënë pas vetes Valencian me 21 pikë. Skuadra nga “Mestalja” me rezultatin e thellë 4:0 mundi Seviljën, Betisi më herët gjatë ditës mposhti 2:0 Alavesin e Xhiani De Biasit, ndërkohë Levante e Enis Bardhit barazoi 1:1 në ndeshjen e parë të ditës ndaj Getafes.
La Liga, Java IX | ||
Levante | 1 – 1 | Getafe |
Betis | 2 – 0 | Alaves |
Valencia | 4 – 0 | Sevilla |
Barcelona | 2 – 0 | Malaga |