Shkëndija dhe Vardari nuk është rivalitet vetëm në fushën e futbollit. Së fundmi të dyja skuadrat pretendente për titullin e kampionit në Maqedoni ishin në garë se cila e para do të arrinë shifrën e 100.000 pëlqimeve në fan-paget e tyre zyrtare në fejsbuk.
Kjo garë sigurisht iu takoi tetovarëve, të cilët këtë shifër e arritën të parët, duke lënë Vardarin për momentin me 99.726 pëlqime.