Mesut Ozil është tema kryesore e ditës së sotme. Ozili ka refuzuar të rinovojë kontratën me Arsenalin, pasi parashihet të kalojë në radhët e Mançester Junajtedit. Një gjë të tillë e ka bërë publike “Dejli Mejl”, duke theksuar se 29 vjeçari është futbollist i dëshiruar i Murinjos dhe me shumë gjasa në sezonin e ri ai do të vesh fanellën e “Djajve të kuq”.
Arsen Venger ka dhënë deklarata të ndryshme për këtë çështje, pasi nuk dëshiron largimin e Ozilit nga Arsenali. Ai duket i bindur që do të bëjë ndonjë marrëveshje me turkun në merkaton e janarit, vetëm e vetëm për të përfituar financiarisht nga shitja e kartonit të tij.
Ozil me Arsenalin u bashkua në vitin 2013, ndërsa më herët ishte pjesë e Real Madridit, Verder Bremenit dhe Shalkes.