Ish futbollisti i Realit të Madridit, Mançester Sitit dhe Milanit, Robinjo ka qenë pre e sulmeve nga ana e gjithë opinionit sportiv në Brazil për një veprim që ka bërë gjatë ndeshjes Atletiko Mineiro-Çapekoense.
Futbollisti brazilian pasi bëri disa driblime sipas mënyrës së tij, ai tejkaloi kufijte duke provokuar futbollistin kundërshtar, madje edhe verbalisht.
Kjo gjë i ka tërbuar jo vetëm futbollistët e Çapekoense, por edhe gjithë opinionin sportiv në Brazil, të cilët kanë akuzuar Robinjon për jo profesionalizëm në këtë rast.
Për më tepër ndiqeni video materialin në vijim: