Taulant Xhaka në formacionin e Ligës së Kampionëve

Mesfushori shqiptar i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka që luan me Baselin në Zvicër, mbrëmë  në ndeshjen e Ligës së Kampionëve Evropian ndaj CSKA Moskës ishte një ndër futbollistët më të mirë në terenin e gjelbër.

Ai realizoi një gol, ndërsa asistoi në një tjetër, në fitoren 2:0 të skuadrës së tij në tokën ruse.

Falë paraqitjes së mirë ai është bërë pjesë e formacionit më të mirë të lojës së UEFA-s, “Fantasy Football”.

Të gjithë lojtarët që e kanë pasur pjesë të ekipit të tyre Xhakën, kanë përfituar plotë 10 pikë.

Në sistemin e publikuar nga UEFA, pjesë e formacionit më të mirë përveç mesfushorit shqiptarë të Bazelit, janë Firminjo, Kutinjo, Salah dhe Aleksander Arnold nga rradhët e Liverpullit, pastaj Areola (PSZH), Humels (Bajern M.), Kolarov (Roma), Bernard (Shaktar Donjetsk), Hazard (Çelzi) dhe Promes (Spartak Moskës), i cili njëherit ka tubuar edhe më shumë pikë, gjithsej 18-të.

 

Leave a Reply