Super pritja e Shehut që i mohoi “fitoren” Partizanit (VIDEO)

Ndeshja midis Skënderbeut dhe Partizanit e zhvilluar sonte në “Elbasan Arena” u mbyll me barazim pa gola, edhe pse shumë lehtë mund të ndodhte që ndonjëra prej skuadrave të merrte edhe tre pikët e plota, njofton “infOSport.mk”.

Skënderbeu ishte një kundërshtarë më i mirë gjatë pjesës së parë, ndërkohë Partizani u aktivizua fare në fund, kur edhe krijoi tre raste të pastërta për gol.

Më afër shënimit në rrjetën e Orges Shehut ishte sulmuesi Sejduba Suma, i cili edhe pse doli i vetmuar para portierit shqiptarë, nuk arriti që të shënojë.

Në fund ndeshja e shumë pritur midis Skënderbeut dhe Partizanit doli me barazim pa gola, ndërkohë ndeshja tjetër e këtij grupi midis Dinamo Kievit dhe Jang Bojsit u mbyll me barazimin 2:2.

Leave a Reply