Skënderbeu evropian nuk ia doli të mund Partizanin

Skënderbeu në ndeshjen e saj të tretë në kuadër të grupit “B” në Liga Evropa ka marrë edhe barazimin e dytë pas atij ndaj Jang Bojs, njofton “infOSport.mk”. Të besuarit e trajnerit Ilir Daja sonte në “Elbasan Arena” barazuan pa gola ndaj Partizanit të Beogradit, që rastet më të mira për të shënuar i pati në çastet e fundit të takimit.

Në anën tjetër Skënderbeu zhvilloi një super ndeshje me pasime të shumta në mesfushë dhe një lojë mirë të koordinuar mes mbrojtjes dhe mesfushës, ndërsa në disa raste shumë seriozisht rrezikonte portën e Stojkoviç përmes dyshes sulmuese Xhejms-Soue.

Megjithatë edhe përkundër dëshirës së madhe, as njëri  e as tjetri nuk arriti që të shënojë golin e shumë pritur nga ana e tifozëve të Skënderbeut dhe gjithë atyre që sonte në një numër prej rreth 8000 shikues ishin të pranishëm në “Elbasan Arena”. Në fund barazim pa gola në raundin e parë mes këtyre dy skuadrave, të cilat do të takohen sërish, kësaj rradhe në ndeshjen e dytë mes tyre, që në program është pas dy javësh në Beograd.

Leave a Reply